Aksi nacional Korçë-Pogradec mëngjesin e kësaj të enjte është përfshirë nga mjegulla e dendur e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Automjetet e kanë të vështirë qarkullimin për shkak të mungesës së fushëpamjes.

Me dendur mjegulla ka qenë ne pjesën e aksit nga Maliqi në Pogradec ku për pasojë lëvizja e mjeteve ka qenë edhe më e vështirë e ne këtë mënyrë drejtuesit e mjeteve kane reduktuar shpejtësinë.

Në kushte të tilla policia rrugore e Korçës ka shtuar masat e sigurisë rrugore me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve në këtë aks duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve reduktimin e shpejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb