ITALI

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë italiane me akuzën e  trafikimit të lëndëve narkotike dhe posedim armësh.

Siç raportojnë mediat fqinje, shqiptarët e arrestuar kishin fshehur mes pemës së krishtlindjeve 9 kilogramë kokainë, 4 pushkë gjysmë automatike si dhe 4 automatikë të njohur si “Skorpion”.

Kamioni ku u gjetën armët dhe droga ishte nisur nga Holanda dhe kishte si dentinacion Shqipërinë. Shqiptarët e kapur janë të moshave 40 dhe 54 vjeç, ndërsa sasi e drogës nëse do dilte në treg do kate shumën e 10 milionë eurove, përcjell Ansa, raporton “BalkanWeb”.

Dy shqiptarët janë dërguar në burgun e Bonzalos, ndërsa priten të dalin  shumë shpejt para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb