Në drejtim të deputetëve të rinj nga radhët e LSI-së që morën mandatin hodhën akuza sot ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj dhe ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka. Por në një lidhje live në studion e emisionit “Dritare me Rudinën”, në News 24 një nga deputetët e rinj, Ylli Shehu u përball me ta.



Kejdi Mehmetaj: Ata nuk përfaqësojnë LSI. Janë ca individë që nuk i bëjnë dot ballë kërkesave, parave, presioneve ndoshta. Di t’ju them se ata individë që janë ulur sot aty kanë fituar angazhimin negativ të qytetarëve, humbjen e respektit.


Flamur Noka: Ishte pazari i gjësë së gjallë, mbushi kazanin e zotit Rama. Janë blerë të gjithë me paratë e drogës dhe krimit, e vdekur nuk përfaqësojnë opozitën. Ata do jenë deri në qershor dhe do ikin bashkë me Edi Ramën.

Ylli Shehu deputeti i LSI: Pavarësisht vendimit të ndërmarrë nga kryetarja e LSI që më ka përjashtuar, s’mund t’i pres në besë votuesit e mi, se në 2013 e dinë mirë të gjithë se si i kam marrë unë votat personalisht. Noka të flasë ç’të dojë por unë nuk mund t’i pres në besë votuesit e mi.

Kejdi Mehmetaj: Janë votuesit e LSI

Ylli Shehu: Edhe ajo mund të flasë si të dojë, mund të fliste edhe në 2015 kur unë u bëra pjesë e LSI

Kejdi Mehmetaj: Në këtë moment që ne flasim qytetarët kanë votuar për partinë janë strukturat ato që vendosin për mandatet tona

Shpëtim Nazarko: Në shumë vende ti do ishe dënuar që le mandatet

Kejdi Mehmetaj: Lëri deklaratat bombastike ti

Ylli Shehu: Po normal që do bëj opozitë

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb