Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban sot një takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare.

Ai ka vënë theksin në nxënësit dhe studentët që largohen nga vendi dhe problemet në shkollat shqiptare.

Berisha u shpreh se mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar me militantë partiakë.

“Ka një bjerrje të madhe gjatë këtyre viteve dhe është pa dyshim treguesi më i ndjeshëm i bjerrjes kombëtare, i rrokullisjes së shoqërisë e kombit tonë. Nga viti 2013, 9 vite më parë deri në 2021, ne numërojmë 208 mijë fëmijë e studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje dhe jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve tanë, ekonomike, familjare të tyre dhe një thellim të tmerrshëm e fshatit e qytetit, të varfërve dhe të pasurve, kemi një zhvlerësim shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlera e liri dinjitet e atdhetari, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në rregullat e nënshtrimin. Është vendosur kontroll i turpshëm mbi mësuesit.

Qëndrimet e tyre në mediat sociale janë jo të pakta rastet ku ata janë pushuar sapo transferuar për statuset në Facebook. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material, zëvendësimi i mësuesve të vërtetë me militantë që nuk përcjellin edukim po militantizëm të një partie që siç e shihni publikisht dhe haptaz është larguar nga rregullat e lirisë.

Është rikthyer tek rregullat e origjinës dhe kjo është e vërteta. nëse marrim infrastrukturën, ajo është në rrënim. sot 90 përqind e shkollave nuk kanë ngrohje, as ato në Tiranë, sepse kreu i bashkisë shpenzon 10 mln euro për dezinformim mediat, për furça të pseudopersonalitetit të tij. Nuk i shpenzon për ngrohje në shkolla.

70 përqind e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Janë mbyllur 620 shkolla por është dyfishuar numri i policëve dhe kriminaliteti. Shprehja “Hap një shkollë mbyll një burg”, këtu është shndërruar: Mbyll një shkollë hap një burg”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb