Pamjet që shihni tregojnë momentet e tensionit brenda mbledhjes së Komisionit për Çështjet Europiane, duke bërë që seanca të ndërpritet.
Deputetët e opozitës, siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, i bien tavolinave dhe mikrofonave, duke krijuar zhurmë të mëdha në sallë. “Mbylle mbledhjen”, dëgjohet teksa Ina Zhupa dhe Koreshi që i drejtohen Etilda Gjonajt që të mbyllë mbledhjen.
Ndërkohë nuk kanë munguar përplasjet verbale mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës, të cilët kanë ironizuar veprimet e demokratëve.
(BalkanWeb)