Partneri i Merushe Hazizit, e cila u vra nga vjehrri i saj, vjen në një rrëfim ekskluziv vjen për herë të parë në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24” të autores Evis Ahmeti.

Fatjon Hoxha në një lidhje telefonike për ‘News24’ sqaroi atë se çfarë ndodhi para dy ditësh në Vidhisht të Roskovecit, që tronditi mbarë opinionin publik, ku Xhevahir Hoxha vrau 30-vjeçaren dhe më pas u vetëvar në pemë.

“Përshëndetje! (qan) Kam shumë gjera për të shprehur. Nuk mori masa shteti për këtë gjë. Kishte një muaj që i lutesha shtetit. Iknin dhe vinin, për arsye se babai im i dha lekë shtetit. Ndodhi kjo që ndodhi. Me policinë e Shtetit i ke me video me zë. Ai i thoshte ‘sa lekë do që ta marrësh djalin brenda’. Ai edhe në Gjykatë futi lekë. Do i them të gjitha kur të vij aty. Ata (policia) vinin në shtëpi këtu dhe nuk merrnin masa. Ndodhi kjo që ndodhi dhe më shkatërruan jetën time”, tha ai.

Ku ishe atë ditë?
Isha në punë me traktor në fshat. Sa ika unë. Më mori në telefon xhaxhai dhe më tha ‘po bërtet nusja’. Ndodhi kjo që ndodhi. E mbyllja se e kishte frikë. Kishte frikë nga ai se e kërcënonte. E mbyllte nga brenda se kishte frikë, e kërcënonte ai. Kur vija unë, hapte derën ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb