Janë mbyllur 45 minutat e para të sfidave të sotme që po luhen sot për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve në Gelsenkirshen dhe në Madrid. Në sfidën mes Shalkes dhe Mançester Sitit, Aguerro kaloi fillimisht në avantazh të tijtë duke e kanalizuar sfidën në rrjedhën e parashikuar.

Por Shalke ka bërë një reagim fantasik, duke përmbysur disavtazhin në harkun e 7 minutave pas dy penalltive të ekzekutuara saktësisht nga ana e Nabil Bentaleb.

Ndërkohë asnjë gol në “Vanda Metropolitano” të Madridit, aty ku Atletiko dhe Juventusi po zhvillojnë një sfidë shumë fizike mes tyre, ku nuk kanë munguar ndërhyrjet e ashpra. Ronaldo për bardhezinjtë dhe Grizman për bardhekuqtë, ishin elementët më të rrezikshëm në jëtë fraksion loje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb