Qindra-mijëra njerëz bujtën në Korçë javën që sapo u mbyll për të qenë pjesë e mbrëmjeve magjike të festës së birrës. Net pa gjumë, takim me miqtë, muzikë, argëtim dhe birrë Korça – kështu është mbyllur edhe nata e 5-të dhe e fundit e Festës së Birrës në Korçë.


Atmosfera e krijuar në dy zonat kryesore të qytetit, në sheshin e Pazarit dhe në stadiumin Skënderbeu për festën më të madhe verore në Shqipëri, e ktheu Korçën për 5 net në destinacionin kryesor të turistëve.

Birra Korça edhe këtë vit zuri hapësirën më të madhe në qytet me plot 13 stenda, 12 prej të cilave u vendosën në sheshin përpara stadiumit Skënderbeu. Në 5 net stendat e Birrës Korça ishin të tejmbushura nga turistë të cilët shijonin birrën e freskët të sapo prodhuar në fabrikë.


Festa e Birrës në Korçë është kthyer në një traditë të përvitshme dhe këtë verë shënoi 13-vjetorin. Mbi 100 mijë turistë vizituan Korçën netët e festës së birrës, për të shijuar birrën e parë shqiptare Birrën Korça, në qytetin ku ajo u prodhua për herë të parë që në vitin 1928 dhe vazhdon të prodhohet me teknologji moderne.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb