Nga Mariglen Mërtiri

TIRANË- Kërkesa e lartë për regjistrimet në shkolla, sidomos në klasat e para në Tiranë ka bërë që numri në klasa të plotësohet dhe shkollat të mbyllin regjistrimet.

Kështu ka ndodhur në shkollën “1 Maji” në Tiranë ku prindërit edhe pse kanë pritur dhe janë shtyrë në radhë, nuk kanë arritur t’i regjistrojnë fëmijët pranë lagjes ku banojnë. Jashtë kësaj shkolle kanë mbetur edhe fëmijë të cilët kanë ndjekur parashkollorin në bankat e kësaj shkolle.

Një nënë e cila ka vajzën në klasën e 5-të të kësaj shkolle dhe banon në këtë lagje nuk mundi dot ta regjistronte në klasën e parë vajzën tjetër në të njëjtën shkollë me motrën e saj, për shkak se regjistrimet nuk vijojnë më dhe klasat janë mbyllur. Ajo pohon se drejtoresha e kësaj shkolle regjistron jo sipas kritereve por sipas dëshirës nxënës.

Edhe nëndrejtoresha e kësaj shkolle jashtë kamerës konfirmon se regjistrimet vijojnë për klasat e tjera por jo për klasën e parë. Kërkesa e lartë e prindërve që të zgjedhin shkollat më të mira edhe pse nuk banojnë në ato lagje, bëjnë që vetë banorët e njësive administrative ku janë edhe shkollat, të dërgojnë më larg fëmijët e tyre për të marr dije në bankat e shkollës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb