Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan sot përmes një postimi në facebook se kryeministri Rama po gënjen me datën e çeljes së negociatave. Ndërsa sjell në vëmendje deklaratën e kryeministrit të qershorit 2008, Vasili shkruan se kreu i qeverisë po përsërit sërish të njëjtën gënjeshtër të dëgjuar për vite me radhë.

Postimi i plotë:
“Më e pakta mbylleni gojën dhe ikni!” Vasili:
Sot po na thone Rama dhe sejmenet e tij ne politike dhe media,qe medemek ne 18 tetor Brukseli do te thote : po me kushte.
Kjo eshte thjesht e njejta genjeshter e degjuar per vite me radhe.
Vendimi eshte vetem nje:Hapja e negociatave me date te percaktuar dhe pa kushte.
Po medaljet e ndara nje vit me pare nga Rama per suksesin e hapjes se negociatave,po genjeshtra gjigande e Rames qe paskeshim marre daten per ne qershor te 2019 pas tallazeve te Europes,ku shkuan?
Shiheni VIDEON miq dhe komentet e tjera s’kane asnje vlere.
Mbetet tu themi vetem:
Mbylleni gojen dhe ikni!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb