Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, në fjalën e tij për mediat u shpreh se ajo që ndodhi në Kuvend sot bëhet vetëm nga juntat.

Noka shtoi se kjo mazhorancë është e frikësuar nga mosbindja civile, ndërsa vijoi me gjuhën e ashpër ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.

“Sot regjimi arriti kulmin duke kërcënuar nën tytën e armës deputetët. Vetëm juntat e diktaturat fusin në Kuvend polici dhe forca të armatosura. Institucionet mbrohen nga garda, por kur stërnipi i Enver Hoxhës kërcënon opozitën nga foltorja, narko-banditët me uniformë policie janë gati të bëjnë gjithçka. Janë në panik nga mosbindja civile e opozitës”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: