KORCE

U mbyll me shfaqjen “Medea” Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “ALBAMONO”, ku morën pjesë trupa aktorësh nga Italia, Turqia, Greqia, Bullgaria, Spanja, Polonia dhe Kazakistani, të cilat interpretuan në Korçë dhe Maliq.

Festivali u organizua nga Bashkia Maliq me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Mbrëmë u dhanë çmimet e këtij Festivali.
Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole dorëzoi çmimin e madh “Grand Prix” për grupin e aktorëve nga Greqia, të cilët interpretuan tragjedinë “Medea”, shfaqje që mbylli Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës “ALBAMONO” në Qendrën Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Maliq.

Festivali u organizua nga Bashkia Maliq me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Është viti i 20-ë që zhvillohet ky festival. Aktivitete të tilla gjallërojnë jetën artistike dhe rritin interesin e vizitorëve drejt qarkut tone”, shkruan Prefekti Jole në Facebook.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb