Google Plus mbylli dyert e tij, të hapura që prej vitit 2011.

Google i kishte njoftuar përdoruesit për të ruajtur fotot, videot dhe faqet e arkivuara, të cilat që prej fillimit të 2 prillit do të fshiheshin.

Për të kërkuar arkivin që përmban të dhënat e tua në Google Plus, shkohet te faqja ”Download your data”, pastaj zgjidhen arkivat që dëshirohen të ruhen dhe klikohet për në hapin tjetër.

Duhet të zgjidhet metoda për dorëzimin e arkivave të shkarkuara dhe përzgjedhja e zgjerimit dhe madhësisë së arkivave që duhet të shkarkohen.

Në këtë pikë mund të fillohet me rikuperimin e të dhënave. Kur përmbajtja është gati për shkarkim, përdoruesi do të marrë një email me skedarët e kërkuar.

Gjithashtu mund të fshihet edhe profili juaj: pasi të keni akses, thjesht klikoni në ikonën e mbeturinave pranë profilit të Google Plus dhe konfirmoni opsionin ”Fshij Google Plus” në dritaren e informacionit që shfaqet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: