PEQIN
Ka përfunduar greva e urisë së të burgosurve në burgun e Peqinit. BalkanWeb mëson se kanë qenë pikërisht ekipi i dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që kanë bindur të burgosurit të lënë grevën.
Pikërisht për grevën e këtyre të dënuarve ministrja Etlida Gjonaj shkarkoi drejtorin e këtij burgu, Bukurosh Mallutën pasi keqmenaxhoi situatën.
Ata kishin disa kërkesa drejtuar Ministrisës, teksa kërkonin amnisti ndërsa ankoheshin për regjimin 41-bis që aplikohet në këtë burg. Revoltat e të burgosurve shpërthyen edhe në Shënkoll e Reç, por duket se në Peqin është zgjidhur situata.
(BalkanWeb)