KOLUMBI – Policia kolumbiane ka mbyllur një muze të vogël kushtuar jetës së lordit të drogës Pablo Escobar në Medellin. Zyrtarët mbyllën muzeun, në pronësi të vëllait të Escobarit, sepse nuk kishte një licencë turistike me të cilën të cilën kryente aktivitetin.

Në kulmin e karrierës së tij, karteli i Escobar siguroi rreth 80% të kokainës së kontrabanduar në Shtetet e Bashkuara. Ai u vra gjatë një përplasje me policinë në Medellin në vitin 1993.

Turistët e huaj po vizitonin muzeun kur policia organizoi bastisjen të mërkurën. Disa nga artikujt e ekspozuar në muze, përfshijnë disa prej makinave dhe motoçikletave të Escobarit.

“Është pezulluar përkohësisht veprimtaria e këtij biznesi në Medellin, i konsideruar si ‘narko turne’ në qytet, i dedikuar për promovimin e jetës së një prej banditëve më të mëdhenj, të atij që i ka bërë më së shumti dëm këtij qyteti,”- tha Andres Tobon, shefi i sigurimit të Medellinit për gazetën lokale El Colombiano.

Ndalesa tjetër në “nakro-turne” përfshin vendin ku është varrosur Escobari dhe një shtëpi luksoze në pronësi të tij në qytet.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb