ELBASAN &VLORË

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Elbasan dhe  në qytetin e Vlorës. Në bashkinë Elbasan u shpall fitues, Gledjan Llatja, ndërsa nga 235 kuti votimi në total, ai arriti të marrë gjithsej 38,477 vota.

Në qytetin bregdetar të Vlorës u rikonfirmua për herë të dytë Dritan Leli, i cili arriti të marrë plot 29,733 vota, ndërsa kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Mezini mori 1,825 vota.

Zgjedhjet lokale u zhvilluan në 61 bashki për këshillin dhe kryetarët në mbarë vendin, por garë kishte vetëm në 30 bashki, pasi në 31 të tjera Partia Socialiste është e vetmja që ka kandidatë. Mes 97 kandidatëve për kryebashkiakë, vetëm 10 janë zonja, ndërsa 23 prej socialistëve janë rikandidime.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: