MEMALIAJ

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Memaliajt. Në këtë bashki nuk pritej ndonjë surprizë pasi Gjolek Guci, ishte kandidati i vetëm për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane.


Kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki ka marrë gjithsej 4206 vota. Kujtojmë se në të dhënat zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në të gjithë territorin e Shqipërisë kanë votuar  771 863 qytetarë apo e përkthyer në përqindje në 21.6.


Zgjedhjet lokale u zhvilluan në 61 bashki për këshillin dhe kryetarët në mbarë vendin, por garë kishte vetëm në 30 bashki, pasi në 31 të tjera Partia Socialiste është e vetmja që ka kandidatë. Mes 97 kandidatëve për kryebashkiakë, vetëm 10 janë zonja, ndërsa 23 prej socialistëve janë rikandidime.


Kandidati
Kandidati

(n.m/BalkanWeb)