KRUJË- Edhe në qarkun e Durrësit si në 9 qarqe të tjera Partia Socialiste ka fituar me një avantazh të theksuar në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Madje këtë herë PS ka marrë edhe disa bastione të PD-së. Një suprizë vjen edhe nga qyteti i Krujës ku e dërguar e PS-së ka qenë ministrja Eglantina Gjermeni.

Në Krujë ka përfunduar numërimi i 17 kutive dhe për herë të parë PS është në avantazh me 261 vota. Të ndara: PS-3101 vota; PD- 2840 vota; LSI- 443 vota. Në qarkun e Durrësit PS ka marrë 8 deputetë, PD ka marrë 4 dhe LSI 2 deputetë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: