Në Rejkjavik po luhet sfida e tretë në grupin H eliminator të Euro 2020 për Shqipërinë, ku përballjë ka vendësit e Islandës. Kjo është sfida e parë nën drejtimin e trajnerit Edi Reja, teksa në takimin çelës ndaj Turqisë kanë pasur në stol Kristian Panuçin dhe në sfidën e dytë ndaj Andorrës dyshen Bulku-Mema.

Shqipëria aktualisht ka 3 pikë në grup pas dy ndeshjesh dhe mban vendin e tretë, ndërsa sot ndaj Islandës, do të kërkojë suksesin e dytë në transfertë pas fitores 3-0 në Andorrë.

Ndeshja
Ndeshja

Minuta e 22-të e ndeshjes Islandë-Shqipëri dhe vendësit kanë kaluar në epërsi. Ka qenë një inkursion personal i Gudmundson, që përfiton nga mosreagimi i mbrojtjes kuqezi dhe, pasi driblon 3 lojtarë, mposht Berishën në shtyllën e tij.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Islandë-Shqipëri me rezultatin 1-0 në favor të ishullorëve, pas golit të avantazhit të shënuar ngë minutën e 22-të nga Gudmundson. Duhet thënë se kuqezinjtë kanë pasur disa momente të mira, sidomos ai i minutës së 4-ët, kur Halldroson i tha “jo” Hysajt në tentativën e tij. Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Reja në pjesën e dytë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb