DURRES


Ka përfunduar procesi i votimit në Bashkinë e Durrësit. Në garë për kryetare bashkie ishin dy femra.


Pas përfundimit të votimeve, kryeson Valbona Sako e PS-së me 34026 vota. Ndërkaq, rivalja e Sakos, Valbona Sakollari e BD mori 3629 vota.


Bashkia Durrës është drejtuar për disa mandate nga Vangjush Dako, i cili zgjodhi të mos kandidojë më për bashkinë e rrethit bregdetar.

(d.xh/Balkanweb)