Vendvotimet në Medvegjë janë mbyllur në ora 20, ndërsa zgjedhjet lokale janë karakterizuar me moslejimin e shqiptarëve nga Kosova për të votuar. Kanë qenë më mijëra shqiptarë nga Medvegja me vendbanim në Kosovë që kanë pritur deri në 7 orë që të shkojnë për të votuar.

Policia serbe e kufirit është arsyetuar me prishje të sistemit. Vetëm mas orës 16:00 autobusët dhe vetura me shqiptarë janë lejuar që të futen në Serbi, transmeton Indeksonline.

Më herët, komisioni lokal zgjedh nuk e ka pranuar kërkesën e partive shqiptare që të zgjatet orari për të votuar. Sipas të dhënave jozyrtare, në 28 vendvotime kanë votuar rreth 50 për qind e 10.460 qytetarëve me të drejtë vote. Rezultatet e para priten rreth orës 22:00.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: