Ka përfunduar protesta e qytetarëve maqedonas kundër vendimit të presidentit George Ivanov për amnistimin e politikanëve nën hetim për shpërdorim detyre.

Ashtu si një natë më parë, protestuesit u mblodhën në orën 18:30 para godinës së presidencës për të qëndruar aty mbi katër orë. Protesta u shoqërua sërish me dhunë mes qytetarëve dhe policisë.

Sipas mediave në Maqedoni, protesta mbaroi rreth orës 21:40, ndërkohë protestuesit kanë paralajmëruar se do ta vijojnë protestën të premten.

(e.g./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb