Kuvendi ka përfunduar punimet mes tensioneve dhe kaosit brenda dhe jashtë seancës. Para Parlamentit janë mbledhur në këto momente edhe protestuesit e opozitës pas tubimit të mbajtur te Bashkia e Tiranës.
Klevis Balliu, Tedi Blushi, Dorian Teliti dhe deputeti Tomor Alizoi ishin në krye të protestuesve.
Mbështetësit e opozitës tentuan të futen brenda në oborrin e Kuvendit, por nuk arritën të hapin portën pasi aty mbërritën menjëherë forcat e Gardës dhe të Policisë së Shtetit.
(BalkanWeb)