Është mbyllur sezoni i rregullt në NBA për sezonin sportive 2024-2025 dhe skuadrat përgatiten për fazën play off. Gjashtë ekipet e para të secilës Konferencë kalojnë direkt në fazën play off. Ndërsa skuadrat e renditura në vendet 7-10 do të luajnë në fazën play in, një fazë shtesë që do të përcaktojë dy çerekfinalistet e fundit.

Luhet me ndeshje të vetme, në fushën e renditur më mirë në sezonin e rregullt. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 15 prill.

Oklahoma, me 68 fitore e 14 humbje është skuadra më e mirë në NBA, ndërsa në Konferencën e Lindjes ekipi më rezultatin më të mirë është Cleveland (64 fitore e 18 humbje).

Në Konferencë e Lindjes në Çerekfinale do të sfidojnë njëra tjetrën New York-Detroit dhe Indiana-Milwakee, ndërsa në Play-In do të kemi çiftet Orlando Atlanta si dhe Chicago-Miami.

Ndërkohë në Konferencën e Perëndimit janë përcaktuar çiftet çerekfinaliste Los Angeles Lakers do të sfidojë Minesotën, ndërsa sfidë tepër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Denver Nuggets dhe Los Angeles Clipers.

Ndërkohë në fazën Play-In do të sfidohen Golden State-Memphis dhe Sacramento Dallas Maveriks.

Sfidat e fazës Play-In do të zhvillohen në datat 16 dhe 19 Prill, ndërsa Faza Play Off do të startojë më 20 Prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: