Lorik Cana futbollisti më i mirë i vitit 2015-të, Albion AJETI, Talenti më i mirë në 2015. Keshtu rezultoi sondazhi i Talente.com, nje portal ne Gjermani prej 10 vitesh online.

Për të 10 –in vit pa ndërprerje Talentet.com & Zyra e Zbulimit të Talentëve, në bashkepunim me shumë faqet prestigjioze sportive anembanë trojeve dhe forume të ndryshme sportive, organizuan edhe këtë vit sondazhin për zgjedhjen e lojtarit edhe talentit më të mirë kuqezi.

Një ndër organizatorët më kryesorë në këtë 10 vjetor të organizimit të sondazhit ka qëne media e fuqishme edhe ndër më të mëdhajat në Ballkan, www.balkanweb.com &CO.

Pas grumbullimit edhe numurimit të votave nga të gjitha mediat që bashkëpunuan në këtë sondazh fitues dolën Lorik Cana dhe Albion Ajeti.

Lorik CANA ka grumbulluar (20%, 10,197) të votave, në vënd të dytë tifozët kanë votuar për mesfushorin Odise ROSHI që ka marrë 19%, (9,923 ) të votave dhe në vend të tretë u rendit mesfushori Taulant XHAKA 14%, (7,124) të votave.

Ndërsa Talenti më i mirë për vitin 2015 është zgjedhur Albian AJETI për të cilin kanë votuar 20%, (9,765) e votuesve i ndjekur nga Amir RRAHMANI me 19%, (8,974 Votes) dhe vendin e tretë e ka marrë Besart CELINA me 18%,(8,765) Vota.

Në këtë sondazh kanë votuar 99,318 tifozë, ku nuk ka qenë e mundur që nga e njëjta IP të votohej dy herë. Ky është numri total i votuesve pas mbledhjes së votave në të gjitha faqet ku ishte publikuar sondazhi.

Është viti i 10-te që Talentet.com në bashkëpunim me media të tjera organizon çmimin e vitit, ku dhe është çmimi me i bukur për çdo lojtar, pasi vetë tifozët kanë mundësinë të votojnë për lojtarin e tyre të zemrës.

Anketa zgjati rreth një muaji dhe ngjalli një interesim jashtëzakonisht të madh nga shumë sportdashës anembanë botës, të cilët me anë të votës së tyre shprehen dhe mirënjohjen për lojtarin e tyre të zemrës.

Renditja përfundimtare për lojtarin dhe talentin më të mirë :

Best Albanian Football Players 2015
• Lorik CANA (20%, 10,197 Votes)
• Odise ROSHI (19%, 9,923 Votes)
• Taulant XHAKA (14%, 7,124 Votes)
• Arlind AJETI (14%, 7,122 Votes)
• Elseid HYSAJ (14%, 6,996 Votes)
• Shkelzen GASHI (6%, 2,851 Votes)
• Entrit BERISHA (4%, 2,136 Votes)
• Sokol CIKALLESHI (4%, 1,997 Votes)
• Berat GJIMSHITI (3%, 1,698 Votes)
• Ansi AGOLLI (2%, 1,621 Votes)
Total Voters: 51,665

Best Albanian Football Talents 2015
• Albian AJETI (20%, 9,765 Votes)
• Amir RRAHMANI (19%, 8,974 Votes)
• Besart CELINA (18%, 8,765 Votes)
• Milot RASHICA (16%, 7,489 Votes)
• Donis AVDIJAJ (10%, 4,949 Votes)
• Besar HALIMI (4%, 1,956 Votes)
• Liridon LATIFI (4%, 1,725 Votes)
• Bernard BERISHA (4%, 1,668 Votes)
• Rey MANAJ (3%, 1,378 Votes)
• Shani TARASHAJ (2%, 984 Votes)
Total Voters: 47,653

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: