Pas shumë vështirësive për tu përshtatur me futbollin belg, Kristal Abazaj i jep fund aventurës së tij me Anderleht. Mes emrit të madh dhe dëshirës për të luajtur më shumë, Abazaj zgjodhi këtë të dytën, me futbollistin e Kombëtares i cili transferohet në Kroaci tek ekipi i Osijekut.


Abazaj Osijek
Abazaj Osijek

Palët kanë gjetur akordin për transferimin e tij në formë huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerje nga ana e klubit kroat. Abazaj u transferua nga Skënderbeu tek Anderleht në merkaton e verës për 750 mijë euro, duke u konsiderua si një blerje e madhe por në asnjë moment nuk arriti të gjente hapësira tek klubi belg.


Abzaj ndjek në këtë mënyrë “gjurmët” e Eros Grezada pasi më herët pjesë e ekipit të Osijek ka qenë dhe sulmuesi i Kombëtares. Ish futbollisti Luftëtarit i bashkohet në këtë mënyrë kolonisë së shumë të shqiptarëve që aktivizohen në kampionat kroat.
(BalkanWeb)