Teuta mbylli një sezon zhgënjyes, pa trofe, dhe mbi të gjitha jashtë Evropë. Klubi durrsak qëndroi në garë në javët e fundit, por u dorëzuar pa kushte përballë Partizanit duke bërë që ta mbyllin sezonin e rregullt në vendin e 6-të. Durrsakët kërkojnë të nisin gjithçka nga e para teksa këtë të shtunë kanë vendosur në lidhje me të ardhmen e Edi Martinit.
Me anë të një komunikate për mediat, klubi bregdetar ka njoftuar se Edi Martini nuk do të jetë më trajneri i Teutës.
Ky largim i Martinit shton dhe më shumë zërat që shohin teknikun shkodran në krye të Vllaznisë.
(BalkanWeb)