Dani Carvajal kryen me sukses operacionin. Klubi i Real Madrid, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se gjithçka ka shkuar mirë dhe se procesi i rikuperimit të lojtarit do të fillojë në ditët në vijim.

Mbrojtësi spanjoll u dëmtua në një përplasje me Yeremi Pino në ndeshjen kundër Villarrealit, të cilën Los Blancos e fituan 2-0. Carvajal ka mbyllur sezonin, ai do të rikthehet të luajë vetëm në edicionin tjetër.

32-vjeçari është pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2012, periudhë në të cilën vinte nga Bayer Leverkusen.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb