Kryebashkiaku Erion Veliaj që kërkon një mandat të dytë për të drejtuar Tiranën i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, sqaroi arsyet pse kryeministri Rama nuk ishte mbrëmë krah tij, në mbyllje të fushatës elektorale në kryeqytet.

“Është bërë traditë tashmë që secili e mbyll fushatën në zonën e tij elektorale. Ne e mbyllëm dje për t’i lënë pak kohë stafit që të kujdeset për mbarëvajtjen e procesit. Gjithçka ishte një koordinim me kryeministrin. Jemi mundur që edhe fushata të jetë e koordinuar, edhe dje funksionoi shumë mirë”,- tha Veliaj.

Ndryshe nga herët e tjera, Veliaj e veçoi këtë fushatë si më normalen dhe pa shumë shpenzime.

“Ka qenë fushata më e lirë, pa postera, reklama, banera, pa billborde dhe ndotje estetike. Informacionet kanë qënë dixhitale. Vendosëm standardin e fushatave të thjeshta e modeste”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb