Kryeministri serb, Millosh Vuçeviç ka reaguar në lidhje me mbylljen e institucioneve paralele serbe në Veri.

Ai ka akuzuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se vazhdon të bëjë presion dhe terror ndaj serbëve, për t’i bërë të qartë atyre se nuk mund të qëndrojnë në Kosovë.

Vuçeviç pretendon se “situata në Kosovë është shumë e rëndë” dhe se “Serbia ka mundësi të hyjë në konflikt ose të luftojë në mënyrë politike dhe diplomatike”.

“Pritet një veprim nervoz i Serbisë. Një tjetër opsion për Serbinë është rruga e konfliktit, por duhet të kuptojmë se atëherë nuk është vetëm çështja e Kosovës, por e gjithë Serbisë.

Atëherë nuk do të kemi problem vetëm me forcat e Kosovës, aty janë edhe KFOR-i dhe NATO-ja, duhet ta kuptojmë gjithë këtë realitet”, ka shtuar Vuçeviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb