Në një ceremoni përmbyllëse të procesit të vetingut, E Ngarkuara me Punë, VanHorn, ka shprehur vlerësimin e thellë për punën dhe sakrificat e Komisionerëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve (KPK), Komisionerëve Publikë dhe gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ajo ka theksuar se këta individë kanë marrë vendime të vështira dhe kanë pasur guxim të jashtëzakonshëm për të përballuar pasojat e këtyre vendimeve, duke përfshirë edhe pasojat për familjet e tyre.

VanHorn ka vlerësuar gjithashtu sakrificat personale dhe profesionale të këtyre funksionarëve, duke u shprehur se shumë prej tyre janë përballur me presion të madh, jo vetëm në punën e tyre, por edhe nga aspekti personal. “Ne e kuptojmë se ka pasur presion edhe ndaj familjeve të tyre,” tha ajo, duke shtuar se këto sakrifica janë një shembull i guximit dhe përkushtimit për të ruajtur drejtësinë dhe ligjin në Shqipëri.

Në përfundim, VanHorn ka theksuar se populli i Shqipërisë duhet të dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen përgjegjës çdo ditë dhe se llogaridhënia do të vazhdojë, falë punës dhe angazhimit të shqiptarëve të guximshëm si ata që janë pjesë e këtij procesi. “Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës suaj,” përfundoi VanHorn, duke shprehur mirënjohjen e saj për punën e Komisionerëve të KPK-së dhe të gjithë atyre që kontribuan në përmbylljen e suksesshme të procesit të vetingut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb