Mbyllja e Tik Tok, një vendim i bërë publik nga Kryeministri Edi Rama, është debatuar në “Opinion” në News24.

Analisti lavdrim Lita tha se vendimi nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në shkollën Fan Noli, por Shqipëria po futet si një agjent provokues në luftën tregtare midis Shqipërisë dhe Kinës, për të parë se si do të reagojë Kina për interesat e binzesit sepse platforma Tik Tok është me pronësi kineze.

“Rezultatet do të jenë shumë të dëmshme. Turizmi në Shqipëri një nga sukseset e tij i ka të bazuara edhe në videot e përhapura në Tik Tok. Nëse ne do e bllokojmë Tik Tok dhe Tik Tok do të heqë fare Shqipërinë nga platforma e saj flukset në turizëm do të jenë më të pakta dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë jo thjesht në turizëm, por edhe te ato biznese që i bazojnë flukset në këtë platformë”, tha Lita.

Ai tha se Tik Tok është një platformë si për të gjitha të tjerat. “Qeveria po i shkel syrin për mandatin e 4-t përmes një lufte tregtare, por pasojat do të jenë edhe më të mëdha për Shqipërinë në aspektin ekonomik”, tha Lita. Sipas tij, me kë nga grupet e interesit ka diskutuar Kryeministri?

“Do e bëjmë si Rusia që thotë se Facebook dhe Instagram nuk duhet të jenë këtu”, tha Lita.

Ndërkohë analisti Shpend Gashi tha se po veprohet njëlloj sikundër u bë me bastet. “Mund të bllokohet në Rusi apo Turqi, por të dy autokratët kanë fuqi të përballen. Pyetja ime është a mundet ne të përballemi? A mundet ne t’i imponohemi një fuqie? A kemi ne fuqi si shtet ta bëjmë këtë?”, tha Gashi.

Ai u shpreh se ka njerëz që e bazojnë biznesin e tyre në Tik Tok. “Nëse ai e mbyll platformën Tik Tok pa pyetur askënd, çfarë garancie kemi që ai nuk do të mbyllë platformat e tjera”, tha Gashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb