Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa komentoi mbylljen e Tik Tok. Lubonja tha se vendimi është ndërmarrë nga qeveria në mënyrë arbitrare, pasi nuk u bë asnjë konsultë publike.
I pyetur sesi e sheh rininë në Shqipëri dhe raportin e saj me politikën, Lubonja theksoi se rininë e shikon të orientuar drejt parasë dhe jo disa vlerave, që të japin edhe dinjitet e liri.
“Rinia jonë është e reduktuar tek njeriu që është fokusuar tek paraja, madje edhe të mat, mungojnë vlerat shpirtërore, që kanë të bëjnë me lirinë e personalitetin. E orientuar kështu, rinia do jenë gjithmonë me më të fortin. Unë nuk dua kryeministër një njeri që bën Podcaste, por të punojë për vendin. E shoh rininë të orientuar tek pasuria. Një pjesë ikin ose merren me krime. Ata që rrinë këtu, shohin paranë. Nuk ndjejnë përgjegjësinë për vendin.
Sa i përket mbylljes së TikTok, mendoj se është veprim i marrë në mënyrë arbitrare, pa konsultë. Problemi kryesor është tek edukimi i rinisë, të ketë fusha sporti, të ketë horizont tjetër”, tha Lubonja.
(d.xh-Balkanweb)