Në “Opinion” me moderatoren Ola Bruko në News24 po diskutohet në lidhje me mbylljen e TikTok, një vendim i bërë publik pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Sociologu Ergys Mërtiri e ka quajtur një zgjidhje dembelësh vendimin për mbylljen e Tik Tok, ndërsa thekson se është një nga ato zgjidhje për ata që nuk duan të mendojnë e as të marrin përgjegjësi për zgjidhjen e problemit.

 

“Kjo zgjidhet me edukim me fushata ndërgjegjësuese, krijimi institucione funksionale dhe rrjetesh komunikimi me prindërit”, tha Mërtiri.

Pastori Akil Pano u shpreh se Rama tha se shqiptarët paskan folur që TikTok duhet mbyllur. “Shqiptarët nuk kanë folur për mbylljen pasi të njëjtat info që merr nga Tik Tok merr edhe në mjete të tjera komunikimi. Vetëm nga google shqiptarët kanë këkruar në PornHub 785 mijë herë. Atëherë pse të mos mbyllim Google?”, tha Pano.

(BaklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb