Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me vendimin e qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri për një periudhë njëvjeçare, duke nisur nga janari 2025.

Rama tha se ky vendim është rezultat i konsultimeve me prindër dhe mësues, të cilët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ndikimin e platformës.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë theksoi se mbi 90% e prindërve që morën pjesë në konsultim kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok në Shqipëri.

“MIRËMËNGJES dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë”, shkroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb