Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, në fjalën e tij nga protesta e opozitës, u shpreh se kryeministri Edi Rama do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë shqiptarëve.

“Rama ka panik nga fjala e lirë. Komisioni i censurës me në krye Bracen këtë qëllim kishte. TikToku aplikacioni më i pa kontrolluar nga qeveria ku i çirret maska Ramës.

Meqë dështoi me komisionin po përpiqet të bëjë censurën e TikTok. Do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë dhe shqiptarëve”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb