Celtic, skuadra e njohur skoceze, ka “shkatërruar” kundërshtarin historik Glasgow Rangers sot në derbin e “Old Firm”. Fitorja me shifrat 5-0 i ka siguruar matematikisht edhe titullin e 7 radhazi në Premiership-in skocez.

Skuadra e Brendan Rodgers mposhti 4-0 Rangers në gjysmëfinalen e Kupës së Skocisë dy javë më parë por e ka eklipsuar me një fitore akoma më të thellë në Parkhead të dielën.

Celtic tani mund të kompletojë një tripletë vendase për të dytin vit radhazi nën drejtimin e Rodgers – aktualisht i përfolur si një objektiv i Arsenal – nëse mposht Motherwell muajin e kaluar në finalen e Kupës së Skocisë.

Atmosfera ishte e mrekullueshme dhe lojtarët e Celtic ia shpërblyen tifozëve me një fitore epike. Legjenda e Liverpool Steven Gerrard është përfolur t’u ulur në stolin e Glasgow Rangers dhe mund të ndeshet me ish-trajnerin e tij Rodgers sezonin e ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb