Të paktën tre persona kanë ndërruar jetë pasi tentonin që të kalonin kanalin anglez me një varkë të vogël të dielën në mëngjes.

Rreth 45 individë të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në plazh. Shumë prej tyre vuanin nga hipotermia dhe disa prej tyre janë dërguar në spital.

Rasti ndodhi në ujërat franceze, kështu që autoritetet në Francë po hetojnë rastin.

Më shumë se 36,000 njerëz kanë kaluar kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb