Një anije mallrash, e gjatë 230 metra, është mbytur në Detin Kuq disa ditë pas një sulmi me dron nga rebelët Huthi të Jemenit.

Daily Mail shkruan se të paktën një marinar ka humbur jetën nga sulmi.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe pamje nga sulmi në anije, ku një shpërthim i madh ka ndodhur ndërsa flakët dhe tymi janë ngjitur me shpejtësi në qiell.

Kjo është anija e dytë gjigante që është mbytur gjatë këtij viti si pasojë e sulmeve me dron nga rebelët në Detin Kuq.

Në muajin mars, një tjetër anije u mbyt dy javë pas sulmit.

Sulmi i fundit vjen pas fushatës së gjerë të udhëhequr nga SHBA, e cila synon goditjen e rebelëve në Detin e Kuq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: