Mbytet një peshkarexhë në grykëderdhjen e Semanit. Në bordin e peshkarexhës ndodheshin tkatër peshkatarë. Katër peshkatarët kanë braktisur peshkarexhën dhe hipën në një gomone.

Në ndihmë të tyre ka shkuar një anije nga roja bregdetare Vlorë. Mësohet se katër peshkatarët mund të jenë nisur nga bregdeti i Durrësit. Roja bregdetare ka shpëtuar katër peshkatarët që ndodheshin në gomone 6 milje larg bregut. Tashmë peshkatarët ndodhen në një peshkarexhë tjetër. (BalkanWeb)

Momenti I Shpetimit

Pamje nga momenti i shpëtimit të peshkatarëve

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb