Në emisionin “Sol” në Klan Kosova, Mc Kresha foli për familjen dhe përgjegjësinë, duke theksuar se nuk e sheh si një sfidë. Ai u shpreh se është e lehtë t’u ikësh problemeve, por kjo nuk sjell zgjidhje. Reperi tha se ishte i përgatitur për të krijuar familje me Erzinën, duke e cilësuar ardhjen e saj në jetën e tij si një dhuratë të çmuar.

Gjatë emisionit, ai mori edhe një letër të mbushur me fjalë zemre nga bashkëshortja e tij.

“Kreshush! E di që po ndihesh sikur fluturon, sepse po dëgjon një letër dashurie në shqip nga unë. Mendoja të shkruaja një poezi, por si mund ta bëja kur e gjithë bota tashmë e dëgjon poezinë tënde? Jam jashtëzakonisht krenare dhe e dashuruar me karakterin tënd. Je një baba i përkushtuar dhe të duam më shumë se gjithçka në botë.”

I prekur nga fjalët e saj, Mc Kresha iu përgjigj me dashuri, duke i shprehur ndjenjat e tij dhe duke thënë me modesti se shpreson të mos i hyjë në hak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: