SHBA – Kompania më e madhe e ushqimeve të shpejta në botë, “McDonald’s” ka njoftuar se ka në plan të shkurtojë numrin e artikujve në menutë e saj në Amerikë. Qëllimi është që duke përdorur më pak përbërës në ushqim, shërbimi bëhet më i shpejtë dhe rritet konkurueshmëria me dy kompani të tjera.

Mike Andres, President i kompanisë në SHBA, tha se duke filluar që nga janari, në menu do të ketë tetë artikuj më pak ushqim dhe pesë vlera ushqimore më të ulëta.

Kështu, zinxhiri më i madh i “fast-food” në botë, është duke bërë ndryshime, për të arritur shpejt tek konsumatorët, të cilët kërkojnë ushqime të thjeshta e sa më të natyrshme.

(a.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: