Një mallakastriot, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë është arrestuar nga policia e shtetit.

Ai është Qamil Muçaj dhe është dënuar për transportin e 1.1 tonëve kanabis në drejtim të Greqisë, në shkurt të 2017-ës. Ai u arrestua si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim

NJOFTIMI I PLOTE
Mallakastër

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas për “Trafikim të lëndëve narkotike” i dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me Vendimin e datës 21.05.2018, e ka dënur me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb