Departamenti i Policisë Speciale në Mal të Zi ka gjetur rreth 815.000 euro gjatë kontrollit të një mjeti transportues me ngarkesë të drejtuar nga shtetasi shqiptar Marengeln Tozaj në pikën e kalimit kufitar Bozaj (Hani i Hotit).

Kontrolli i mjetit është iniciuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit.

Po ashtu, paraprakisht Drejtoria doganore gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar Bozaj tek i njëjti person ka gjetur edhe 135.000 euro.
“Paratë ishin të fshehura në ngarkesë dhe për shkak të ekzistencës së dyshimit se ato kanë ardhur nga veprimtari kriminale dhe se origjina e tyre është fshehur me transferimin e tyre dhe kështu është kryer vepra penale e pastrimit të parave, në shumën totale prej rreth 950.000 euro, i dyshuari është privuar nga liria dhe prokurori special pas seancës i ka caktuar masën e ndalimit deri në 72 orë nga momenti i heqjes së lirisë”, njofton SDT.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: