Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Ai ka bërë një krahasim të fushatës së PD dhe socialistëve, duke u ndalur në gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama, përpjekje kjo sipas tij që kreu i qeverisë t’u ikë përgjegjësive.
Berisha më pas u ka kujtuar bashkëkombësve se fushata e PD përveçse është më e mira duke qenë se PD prezantohet me një program konkret, demokratët dalin patra qytetarëve me Chris LaCivita, një nga kryestrategët e fitoreve në botë, referuar edhe faktit që LaCivita ka drejtuar fushatën e Donald Trump, ku ky i fundit u zgjodh president i SHBA.
Ndërkohë sipas ti, Rama prezantohet para shqiptarëve me Vullnet Sinën.
“11 maji po afron. Është ora jonë! Është dita jonë! Dhe më 11 maj, shqiptarët do të vërshojnë nga toka, deti, ajri drejt Shqipërisë.
Ne dalim para shqiptarëve me Chris LaCivita-n, një nga kryestrategët e fitoreve në botë. Ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave. Në fakt, edhe vet Edi Ramën, që ta dini ju këtë.
Po, po ua them unë ju.
Dhe u tha mjekëve se: e kam nga breshka”, tha ai.
(BalkanWeb)
