Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Rendit, kanë arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar nga Shijaku.


Policia e Durrësit thotë se gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E.K.,25 vjeç , i gjeti dhe sekuestroi 113 doza me lëndë narkotike të dyshuar Canabis Sativa.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotivëve”. (foto ilustruese)


(BalkanWeb)