VLORË

Policia e Vlorës ka sekuestruar 12 kg lëndë narkotike cannabis sattiva në një banesë dhe ka arrestuar poseduesin e drogës.

Në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacione konfidenciale, Seksioni i Narkotikëve ka organizuar punën pas dyshimit për lëndë narkotike në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës.

Pas kontrollit të ushtruar në këtë banesë, policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 12 kilogramë e dyshuar e llojit cannabis sattiva. Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57-vjeçari A. M. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: