IGUMENICE- Policia greke ka ndjekur një mjet që vinte nga kufiri me Shqipërinë në Igumenicë pas dyshimeve se mund të kishte drogë.

Burime të BalkanWeb konfirmojnë se pas kontrollit në mjet rezultoi se shoferi grek udhëtonte me 30 pako drogë, ose 125 kg marijuanë, që dyshohet se e kishte siguruar në Shqipëri.

Policia ka arrestuar menjëherë drejtuesin e mjetit, një grek 40-vjeçar, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Po ashtu bëhet me dije se është ndaluar dhe një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës dhe drejtuesi grek i të cilit u arrestua gjithashtu.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: