Për herë të parë organizohet në Shqipëri “Mini Festivali i Indisë”, një ngjarje që do të shfaqë dy aspekte spektakolare të kulturës indiane: kuzhinën e pasur dhe arkitekturën e mrekullueshme të një vendi të lashtë dhe plot tradita.

Aktivitetet që do të mbahen në datat 2 dhe 3 Tetor, pritet që të jenë edhe pikënisja e shumë shkëmbimeve dhe investimeve midis vendeve e po ashtu një frymëzim për realizimin e Javës Kulturore Indiane që synohet që të mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri.

Më 3 tetor, Universiteti Politeknik i Tiranës do të presë ekspozitën ”Odisea e Arkitekturës së Indisë”.

Kjo ekspozitë, e kuruar nga CP Kukreja Foundation for Design Excellence në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, do të ofrojë një pamje gjithëpërfshirëse të arkitekturës së Indisë dhe evolucionin gjatë pesë dekadave të fundit. Mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universiteti Politeknik i Tiranës, ekspozita do të adresojë edhe sfidat globale si ndryshimet klimatike apo urbanizimi i qëndrueshëm.

Gjithashtu kjo ekspozitë do të shfaqë edhe projektet aktuale dhe të ardhshme që synojnë të krijojnë një “Indi të Re” elastike, inovative dhe të qëndrueshme.

Ac0dff6d 9909 4bad 9699 C9d09477449f
Ac0dff6d 9909 4bad 9699 C9d09477449f

Pjesë e këtij aktiviteti, pritet që të jetë edhe Kryeministri, Z. Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja, Konsulli i Përgjithshëm i Nderit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht arkitekt dhe urbanist me famë botërore, Dikshu C. Kukreja dhe shumë personalitete të tjera të fushës.

Ekspozita synon të nxisë gjithashtu shkëmbimet e ndryshme midis studenteve të Shqipërisë dhe Indisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb