Më 20 dhjetor në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Të pranishëm do të jenë kryeministrat e të dy vendeve, Albin Kurti dhe Edi Rama, ndërsa mbledhja pritet të nisë në orën 11:00 në sallën e seancave plenare.

Pritet që të pranishëm në këtë mbledhje të jenë në total 130 deputetë, 70 prej tyre do të jenë nga Parlamenti i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sa i përket axhendës, parashikohet që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Mbledhja e përbashkët do të përmbyllet me një fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb